Ballina Bota

RUSI – Moska planifikon largimin nga traktati “Qiej të Hapur”

MOSKË, 15 janar /ATSH-DPA/ – Rusia po përgatitet të largohet nga traktati i vëzhgimit ushtarak “Qiej të Hapur”, pas largimit të SHBA-së, njoftoi sot Ministria e Jashtme ruse.

“SHBA-ja nuk iu përgjigj propozimeve nga Moska mbi ruajtjen e traktatit, kështu që Rusia po fillon tërheqjen e saj”, deklaroi ajo.

Traktati “Qiej të Hapur” kërkon të forcojë besimin duke lejuar nënshkruesit e tij të vëzhgojnë ushtritë e njëri-tjetrit.

Sipas Ministrisë së Jashtme, SHBA-ja u largua nga traktati në bazë të akuzave false.

Në nëntor, SHBA përfundoi zyrtarisht bashkëpunimin e saj me traktatin “Qiej të Hapur”, gjysmë viti pasi njoftoi se do të tërhiqej nga marrëveshja./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMurrizi: Në zgjedhjet e 25 prillit garoj si subjekt politik më vete
Artikulli tjetër“E kemi fituar fazën e parë me COVID-19″/ Balla: Basha të kërkojë ndjesë për vaksinat