Ballina Flash

Siberia thyen rekordin e temperaturës së saj minimale

MOSKË, 14 janar /ATSH-DPA/ – Nxënësit në qytetin rus të Yakutsk u detyruan të kthehen në shtëpi për shkak të temperaturave minus 50 gradë Celsius, njoftuan sot autoritetet lokale.

Yakutsk, i vendosur pranë lumin Lena, në Siberinë lindore, thuhet se është qyteti i madh më i ftohtë në Tokë.

Ai ka 200 000 banorë.

Meteorologet kanë matur rekorde të reja të të ftohtit në Siberinë Jugore dhe Perëndimore në dhjetor, me minus 49 gradë në Tomsk dhe minus 41 gradë në Novosibirsk.

Temperaturat thuhet se i tejkaluan rekordet e mëparshme me 5 gradë, një i ftohtë që nuk është parë në 50-100 vitet e fundit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrurjet në kaskadën e Drinit ranë në 910 m3/s, KESH: Prodhimi i energjisë me gjithë kapacitetin në të tre HEC-et
Artikulli tjetërCërrik/ Investim në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, përfitojnë 2300 abonentë