Ballina Ekonomi

Reshjet/ KESH: Prurjet në kaskadën e Drinit bien në 2120 m3/s

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Prurjet në liqenet e kaskadës së Drinit prej mbrëmjes së djeshme po vijojnë të bien, ndërsa prodhimi vijon të jetë me kapacitet të plotë.

Korporata Elektroenergjetike, bën të ditur se po vijon të monitorojë nivelin e ujërave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin.

“Prurjet natyrore totale në kaskadë për momentin janë 2120 m3/s dhe shkarkimet janë sa 53% e prurjeve, konkretisht 436 m3/s nga prodhimi i energjisë dhe 700 m3/s nga shkarkimi i portës në HEC Vau i Dejës”, informoi KESH.

Mëngjesin e sotëm prurjet llogariteshin 2400 m3/s, ndërsa të hënën në mbrëmje ato ishin 2900 m3/s.

Situata vijon të jetë në kontroll të plotë dhe niveli i liqenit të Fierzës në orën 13.00 është Fierza 288.76 m, në Koman 172.72 m dhe në Vaun e Dejës 75.18 m.

“Prodhimi vijon te jetë me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës duke përmbushur totalisht kërkesën e OSHEE për furnizim me energji elektrike për konsumin vendas”, thekson KESH.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria dhe Mali i Zi, intensifikim i dialogut dhe kontakteve ndërparlamentare
Artikulli tjetërVrojtimi/ BSH: Rritet besimi për ecuri pozitive të punësimit dhe fitimit në sektorin e tregtisë