Ballina Flash

2021 vit vendimtar për biodiversitetin

PARIS, 12 janar /ATSH-AFP/ – Pas një rasti të munguar në 2020, a do të jetë 2021 viti i biodiversitetit?

Franca dje nisi mobilizimin ndërkombëtar, me shpresën për të arritur një kornizë ambicioze për dekadën e ardhshme gjatë COP15 në Kinë.

2020 do të shënohej nga disa ngjarje të rëndësishme si Kongresi botëror i Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), i cili zhvillohet çdo katër vjet dhe COP15 për biodiversitetin në Kinë. Por epidemia COVID-19 e ka kthyer përmbys këtë axhendë.

Takimi i 15-të i Konventës së OKB-së mbi diversitetin biologjik (COP15) është thelbësor. Ajo duhet të çojë në një kornizë të re për të mbrojtur ekosistemet dhe për të menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore në një periudhë afatmesme, 2030 dhe afatgjatë, deri në vitin 2050.

“Fillimi i vitit 2021 me këtë samit One Planet është shumë i rëndësishëm sepse është viti i arritjes të të gjitha sfidave tona”, nënvizoi presidenti francez, Emmanuel Macron, duke organizuar një konferencë mbi biodiversitetin në Paris , pjesërisht nëpërmjet videokonferencës.

2021 do të vazhdojë me kongresin e UICN në Marsejë në shtator, me COP26 për klimën në Glasgow në nëntor, COP mbi shpyllëzimin.

COP15 është njoftuar për në muajin maj 2021, por mund të shtyhet për në vjeshtë, në varësi të situatës shëndetësore./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBankat rritën fitimet në 14.35 miliardë lekë gjatë 11-mujorit 2020
Artikulli tjetërFB legalizon përdorimin ose shitjen e të dhënave të përdoruesve të WhatsApp