Ballina Flash

Finalistët për makinën e vitit 2021

ROMË, 11 janar /ATSH-ANSA/ – Juria e çmimit ”Car of the Year” (”Makina e Vitit”) ka zgjedhur shtatë të tilla që do të garojnë për titullin për edicionin 2021 i cili do të jepet më 1 mars.

Ato janë Citroën C4, Cupra Formentor, Fiat New 500, Land Rover Defender, Škoda Octavia, Toyota Yaris dhe Volkswagen ID.3.

Nga shtatë finalistët, dy modele, Fiat New 500 dhe Volkswagen ID.3, janë plotësisht elektrike.

Lista e parë e modeleve kandidate për edicionin 2021 u prezantua në dhjetor dhe përmbante një listë me 29 vetura nga 19 marka të ndryshme: Audi A3; BMW 2 Gran Coupe dhe Seria 4; Citroen C4; Cupra Formentor; Dacia Sandero; Fiat New 500 (elektrike); Ford Explorer dhe Kuga; Honda Jazz dhe Honda dhe; Hyundai i10, i20 dhe Tucson; Kia Sorento; Land Rover Defender; Mazda MX-30; Mercedes GLA, GLB, GLS dhe S-Class; Peugeot 2008; Polestar 2; Seat Leon; Skoda Octavia; Toyota Mirai dhe Yaris; Volkswagen Golf dhe ID.3.

Finalistët, me rregullore, zgjidhen nga modelet e reja të prezantuara në vitin 2020 dhe të tregtuara, deri në fund të vitit, në të paktën 5 tregje europiane.

Juria e çmimit ”Makina e Vitit” përbëhet nga 60 gazetarë të specializuar nga 23 vende.

Vitin e kaluar ”Peugeot 208” fitoi çmimin e 2020./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkodër/ Vihet në punë linja Fierzë–Peshqesh pas dëmtimit nga moti i keq
Artikulli tjetërFUTBOLL – Interi barazon me Romën agresive, Milani shton epërsinë