Ballina Bota

SHBA – Twitter heq nga platforma e tij presidentin Trump

UASHINGTON, 9 janar /ATSH-DPA/ – Kompania e medias sociale Twitter ka pezulluar përgjithmonë llogarinë e presidentit të SHBA Donald Trump nga platforma e saj, duke përmendur rrezikun e nxitjes së mëtejshme të dhunës.

Masa vjen vetëm dy ditë pasi protestuesit pro-Trump sulmuan Capitol Hill duke prishur një seancë të përbashkët të Kongresit dhe duke çuar në vdekjen e pesë personave, pas përleshjeve me policinë.

Trump, në disa tuite, i zemëroi mbështetësit e tij me akuza të pabazuara për mashtrim zgjedhor dhe i nxiti ata të marshonin drejt Capitol Hill.

Facebook gjithashtu ndaloi Trump nga llogaria e tij një kohë të pacaktuar një ditë më parë, duke përmendur arsye të ngjashme. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOrlando: Zgjedhje të ndershme që të dëgjohet zëri i qytetarëve në Kosovë
Artikulli tjetërReshjet e shiut/ Prefekti i Gjirokastrës Kote për ATSH-në: Situata nën kontroll, të gjitha rrugët nacionale dhe rurale të hapura