Ballina Flash

Koha para ekranit çon në probleme të gjumit te fëmijët

ANKARA, 8 janar /ATSH-AA/ – Rritja e kohës para ekranit për fëmijët gjatë pandemisë së COVID-19 po ndikon negativisht në modelin dhe cilësinë e tyre të gjumit, sipas një mjeku turk.

“Zakonet dixhitale shkaktojnë probleme serioze në kohëzgjatjen e gjumit dhe vonesën e gjumit, që është shumë më e rëndësishme sidomos në fëmijëri”, tha Vural Fidan, kreu i Shoqërisë turke për Gjumin (TUTDER).

“Koha para ekranit shkakton, gjithashtu, probleme në hormonet që ruajnë ekuilibrin e trupit, veçanërisht hormonin e rritjes të lëshuar gjatë gjumit”, shtoi ai.

Sipas tij, fëmijët duhet të mbahen veçanërisht larg ekraneve gjatë natës, për të promovuar gjumë cilësor.

Në mënyrë që të mbrojë fëmijët nga këto efekte të dëmshme në rritjen e tyre mendore dhe fizike, ai i këshillon prindërit t’u lexojnë libra fëmijëve të tyre./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria ushqimore/ 432 inspektime dhe 16 masa paralajmërimi në operatorët e biznesit
Artikulli tjetërNga lufta kundër COVID-19, tek integrimi europian/ Rama në Athinë, drekë pune me Mitsotakis