Nga lufta kundër COVID-19, tek integrimi europian/ Rama në Athinë, drekë pune me Mitsotakis

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Athinë, ku do të zhvillojë një drekë pune me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

Lajmin e bëri të ditur vetë Rama, i cili tha se në fokus të diskutimeve do të jetë koordinimi i mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër COVID-19.

Po ashtu, Rama tha se “do të diskutohet për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve si dhe bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë. /m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.