Ballina Bota

SHBA – Banka Botërore ul parashikimin e rritjes për vitin 2021

UASHINGTON, 5 janar /ATSH-AFP/ – Banka Botërore (BB) e uli sot parashikimin e saj të rritjes globale për 2021, duke e vlerësuar perspektivën ekonomike si shumë të pasigurt, në sfondin e infektimeve të reja COVID-19 dhe vaksinimeve.

“PBB-ja globale pritet të rritet me 4 % këtë vit, përkundrejt një rritjeje prej 4,2 % e parashikuar qershorin e kaluar”, tha ajo në një deklaratë.

Institucioni paralajmëroi, gjithashtu, për kriza të mundshme seriale të borxheve, kryesisht në vendet në zhvillim dhe ekonomitë start-up./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërkujtohet At Anton Harapi, pushkatuar nga regjimi komunist
Artikulli tjetërRindërtimi në Durrës/ Vijon me ritme të larta riparimi i pallateve në 9 lote, në total 615 objekte