Ballina Bota

BRUKSEL – Borrell: Bosnja të marrë përsipër përgjegjësitë për migrantët e pastrehë

BRUKSEL, 5 janar /ATSH-AFP/ – Ministri i Jashtëm Europian, Josep Borrell i bëri thirrje sot Bosnjës të marrë përsipër përgjegjësitë e saj, duke siguruar strehim për migrantët e mbetur të pastrehë pas zjarrit në kampin Lipa, si një vend aspirues për integrimin në BE.

“Kriza serioze humanitare aktuale është kryesisht për shkak të mosfunksionimeve në qeverisjen e këtij vendi”, tha ai.

“Ne duhet të sigurojmë që migrantët, të cilët kërkojnë azil në BE, të marrin trajtim të denjë dhe të jetojnë në kushte humane gjatë procesit të azilit. Kjo është një kërkesë kudo në BE dhe në vendet partnere”, shtoi eurodiplomati.

Pas zjarrit që shkatërroi kampin Lipa, afër qytetit Bihac, në Bosnjën veri-perëndimore, më 23 dhjetor, 1 000 migrantë kanë mbetur të pastrehë pranë kufirit me Kroacinë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOGALERI/ Rindërtimi në Durrës dhe Shijak, Rama: Punë, jo gjumë
Artikulli tjetërFushë Prezë/ Spiropali: Subvencionet e lehtësimi nga taksat rriti prodhimin bujqësor