Google dhe Microsoft investime në Josh, rivali indian i TikTok

NJU JORK, 3 janar /ATSH-ANSA/ – Google dhe Microsoft janë ndër investitorët e një rivali indian të TikTok. Aplikacioni në fjalë quhet Josh dhe është një nga platformat video që u bë e njohur pasi India ndaloi TikTok-un kinez këto muajt e fundit.

Aplikacioni është në pronësi të Verse Innovation, që siç raportohet nga gazeta “Economic Times”, ka mbledhur më shumë se 100 milionë dollarë në një raund financimi në të cilin Microsoft dhe Google gjithashtu morën pjesë.

“Verse Innovation” është kompania mëmë e Dailyhunt, një njësi me përmbajtje dhe ngjarje shumë popullore në Indi, që publikoi aplikacionin Josh për video të shkurtra shtatorin e kaluar.

Kompania po planifikon tashmë të përdorë fondet për të zhvilluar rivalin e TikTok dhe ekosistemin e saj të krijuesve të përmbajtjes. Shifra gjithashtu do të shërbejë dhe për dyfishimin e investimeve në inteligjencën artificiale dhe të mësuarit automatik, teknologji të përdorura për të siguruar përmbajtje të personalizuar në kohë reale për përdoruesit e Dailyhunt./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.