Ballina Flash

Varianti i ri i COVID-19 zbulohet edhe në Kinë

PEKIN, 1 janar /ATSH-AA/ – Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi se varianti i ri i koronavirusit (COVID-19) i cili u shfaq në Britaninë e Madhe dhe përhapet më shpejt është zbuluar edhe në Shangai.

Pacientja 23-vjeçare është rasti i parë i zbuluar në Kinë me këtë mutacion të virusit.

Autoritetet njoftuan se pacientja e infektuar me virusin u kthye nga Britania më 14 dhjetor dhe se është kryer hetim për të identifikuar njerëzit me të cilët ajo ka kontaktuar.

Varianti më i transmetueshëm i COVID-19 i shfaqur në Britaninë e Madhe është zbuluar në të paktën 18 vende të tjera deri më tani.

Shumë vende, përfshirë Kinën dhe Turqinë, kanë pezulluar udhëtimet me Britaninë e Madhe.

Deri më tani, në Kinë janë diagnostikuar 87 052 raste me COVID-19, ndërsa 4 634 persona kanë humbur jetën./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu uron vitin e ri nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”: Jam e lumtur të ndaj me ju 3 lajme të mira
Artikulli tjetërVATIKAN – Papa Françesku me një lutje të veçantë për vitin 2021