TIRANË, 1 janar/ATSH/ Ndërrimi i viteve ne kryeqytet erdhi paksa i veçantë për 2021, me rrugë të boshatisura dhe ballkonet e shtëpive të mbushura plot.
Qytetarët mbushën ballkonet e shtëpive për të ndjekur spektaklin e fishekzjarreve të organizuar nga bashkia e Tiranës, në 11 njësitë administrative.
Për shkak të pandemisë COVID-19, festimet në familjet shqiptare këtë vit u zhvilluan në shtëpitë e tyre dhe me rrethin e ngushtë familjar.
Ndërsa rrugët, lokalet dhe restorantet e kryeqytetit janë të boshatisura për shkak të masave kufizuese nga pandemia.
Kufizimet që janë vendosur si pasojë e pandemisë COVID-19 kanë penguar, në gati çdo vend, organizimin e festimeve të zakonshme.
/k.s/j.p/























