Ballina Bota

BM – Johnson firmos marrëveshjen postBrexit me BE

LONDËR, 30 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson firmosi sot marrëveshjen e tregtisë së lirë me Bashkimin Europian për hartimin e marrëdhënieve të tyre tregtare pas ndarjes historike, që pritet të hyjë në fuqi nesër në 23:00 GMT.

“Kjo marrëveshje do të shënojë fillimin e një marrëdhënieje të mrekullueshme midis Britanisë së Madhe dhe miqve e partnerëve tanë në Bashkimin Europian”, tha Johnson, sipas imazheve të transmetuara nga stacioni televiziv “Sky Neës”.

“Përshëndes një marrëveshje të shkëlqyer për vendin tonë”, shtoi ai./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAvdullah Hoti zyrtarizohet si kandidat për kryeministër nga LDK
Artikulli tjetërCOVID-19/ Epidemiologu Ylli: Ende larg imunitetit të tufës, muajt në vijim jo të ngjashëm me valën e nëntorit