Ballina Flash

Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2020

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herë pas hershme me intensitet mesatar parashikohen në veri dhe jug të vendit.

Në pjesën qendrore, parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mesditës më pas ndërprerje të tyre. Në lartësinë mbi 300 metra në verilindje dhe mbi 800 metër në juglindje dhe lindje parashikohen reshje bore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim  me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, e cila në zonat luginore kryesisht në veri dhe përgjatë vijës bregdetare dhe hera-herës e vrullshme deri në 22-28m/sek. Deti do të jetë i forcë 6-7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/14 Re shi
Kukës -2/10 Re shi/bore
Lezhë 3/17 Re shi
Dibër -3/9 Re shi/bore
Durrës 8/18 Re shi
Tiranë 7/18 Re shi
Elbasan 5/18 Re shi
Berat 5/19 Re shi
Vlorë 6/19 Re shi
Korçë 2/12 Re shi/bore
Gjirokastër 4/18 Re shi
Sarandë 5/19 Re shi

   

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIvanka Trump një libër për të vërtetën e saj
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/12/2020