Ballina Flash

Ivanka Trump një libër për të vërtetën e saj

NJU JORK, 27 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Një karrierë politike në horizont dhe një libër për t’iu përgjigjur kritikave dhe për të thënë të vërtetën e saj.

Ivanka Trump, vajza-këshilltare e presidentit në largim, Donald Trump, nuk e përjashton mundësinë e librit të saj të tretë sapo të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas njoftimeve, ajo u kontaktua për të shkruar një vëllim mbi përvojat e saj gjatë katër viteve të fundit.

“Ajo mbajti shumë shënime gjatë kësaj periudhe. Dhe ajo dëshiron të tregojë të vërtetën për shumë çështje si dhe t’u përgjigjet kritikave që i janë bërë”, thonë disa burime për ”New York Post”.

“Ajo dëshiron të thotë fjalën e saj për shumë gjëra, përfshirë marrëdhënien me Melanian, me të cilën nuk kishte një marrëdhënie të mirë”, shtojnë të njëjtat burime./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimet e huaja franceze të shtrira në tre sektorë kryesorë
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 28 dhjetor 2020