Ballina Flash

Testohet ilaçi i ri për imunitet të menjëhershëm antiCovid

LONDËR, 26 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Shkencëtarët britanikë po eksperimentojnë me një ilaç të ri që mund të parandalojë ata që janë të ekspozuar ndaj Covid-19 të zhvillojnë sëmundjen.

Një terapi e tillë me antitrupa do të jepte imunitet të menjëhershëm dhe mund të administrohej si një trajtim urgjent për pacientët e shtruar në spital ose për grupet e rrezikut.

Ilaçi u zhvillua nga Spitali i Kolegjit Universitar të Londrës (Uclh) dhe AstraZeneca.

Ekipi shpreson që studimi të tregojë se kokteji i antitrupave mbron nga koronavirusi për mes gjashtë dhe 12 muaj.

Nëse miratohet, do të administrohet për këdo që ka qenë i ekspozuar ndaj Covid-19 në tetë ditët e para.

Ky ilaç mund të jetë në dispozicion nga muaji mars ose prill./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimet e huaja austriake u rritën në 39 milionë euro
Artikulli tjetërPresidenti turkmen ofron jamballin si… antiCovid!