PEKIN, 26 dhjetor /ATSH-DPA/ – Rregullatorët kinezë kanë filluar një hetim antitrust ndaj ”Alibaba Group”.
Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut deklaroi se kishte filluar hetimin mbi perandorinë e tregtisë elektronike të themeluesit, Jack Ma, për “sjellje të pretenduar monopoli”, të tilla si detyrimi i shitësve të zgjedhin vetëm një platformë midis dy konkurrentëve.
Banka Popullore e Kinës, Komisioni Rregullator i Bankave dhe Sigurimeve të Kinës, Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë të Kinës dhe Administrata Shtetërore e Shkëmbimit të Jashtëm do të zhvillojnë bisedime me anëtarët e saj brenda ditëve të ardhshme.
Sipas një deklarate nga Banka Popullore e Kinës, bisedimet duhet të “nxisin parimet e bazuara në treg, në ligj dhe në zbatimin e kërkesave të mbikëqyrjes financiare”. /os/






















