Ballina Flash

Bitcoin kalon mbi 25 000 dollarë për herë të parë

FRANKFURT, 26 dhjetor /ATSH-DPA/ – Çmimi i kriptomonedhës më të vjetër dhe më të njohur, Bitcoin, u rrit sot mbi 25 000 dollarë për herë të parë, një rekord i lartë.

Bitcoin ka parë një rritje befasuese këtë vit.

Në fillim të vitit 2020, ajo ishte me vlerë 8 000 dollarë, por më pas ra në 4 000 dollarë, kur shpërtheu pandemia në pranverë.

Ajo filloi të rritet gradualisht, një rritje që më pas u përshpejtua ndjeshëm në vjeshtë.

Që nga mesi i tetorit, Bitcoin është më shumë se dyfishuar në vlerë.

Deri më tani, ajo është monedha më e madhe dixhitale, me një pjesë tregu prej gati 70 %./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpektakli i fishekzjarrëve këtë fundvit do jetë pranë çdo shtëpie, Veliaj tregon detaje për natën e Vitit të Ri
Artikulli tjetër4-vjetori i ndarjes nga jeta të aktorit Bujar Lako/ Margariti: Mbetet një shkollë për aktorët e rinj