Ballina Flash

iPhone 12 smartfoni më i shitur 5G në botë

ROMË, 24 dhjetor /ATSH-ANSA/ – iPhone 12 u bë smartfoni më i shitur 5G në botë, i ndjekur nga iPhone 12 Pro, një model tjetër i prezantuar në tetor nga kompania Cupertino, deklaroi kompania ”Apple”.

Së bashku, të dy pajisjet ”Apple” vlejnë pothuajse një të katërtën e të gjitha shitjeve të 5G në botë.

Shitjet më të larta janë në SHBA, por edhe në Kinë dhe Japoni, ku terminalet e gjeneratës së fundit të ”Apple” konkurrojnë me terminalet android nga prodhuesit vendas.

Sipas analistëve, kjo përfaqëson një nxitje të adoptimit të teknologjisë 5G për momentin.

Në vendin e tretë të pajisjeve më të shitura 5G ndodhet ”Samsung Galaxy Note” në treg që nga shtatori.

Në vendin e katërt dhe të pestë gjejmë respektivisht ”Huawei Nova 7”dhe ”Huawei P40 5G”.

Në vendin e gjashtë ”Oppo A72 5G” dhe në të shtatin ”Huawei P40 Pro 5G”. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Në mbrëmje intervista ime e parë paqësore me Fevziun qysh nga shekulli i kaluar
Artikulli tjetërLufta ndaj korrupsionit/ Gjonaj publikon pesë hapat e ndërmarra