Ballina Bota

SUEDI – Ndryshime legjislative për menaxhimin e krizave

STOKHOLM, 22 dhjetor /ATSH-DPA/ – Qeveria suedeze njoftoi sot se do të caktojë një komitet parlamentar për të rishikuar mënyrën e dhënies së një pushteti më të madh qeverive të ardhshme në lidhje me menaxhimin e krizave.

“Situatat ku këto fuqi mund të bëhen të rëndësishme përfshijnë katastrofat natyrore, përhapjen e gjerë të infektimeve ose sulmet terroriste”, tha kryeministri Stefan Lofven.

“Kushtetuta e Suedisë ofron udhëzime të qarta se si qytetarët mund të mbrohen në situata lufte, por kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shtetasve suedezë nga një armik në ajër, i panjohur më parë dhe i padukshëm, kjo është një arsye për të rishikuar fuqitë e qeverisë në një kohë krize”, shtoi ai, duke iu referuar COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Lena Hallengren, sqaroi se një ligj i përkohshëm që synon të parandalojë përhapjen e COVID-19 do të paraqitet në janar.

Sipas saj, se qeveria do ta paraqisë projektligjin ose një pjesë të tij më 4 janar, duke synuar që ai të hyjë në fuqi më 15 janar./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKina lëshon ​​me sukses raketën ”Long March 8”
Artikulli tjetërTabaku: Çmimi i karburantit ka njohur rritje