Ballina Flash

Zbulohet përbërja që bllokon COVID-19

MILANO, 20 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Bllokimi i replikimit të virusit SarsCoV2 është tashmë i mundur falë një përbërjeje të quajtur “Eblesen”, sipas një studimi të botuar në “Neë Journal of Chemistry” nga një grup kërkimor në Departamentin e Kimisë, Materialeve dhe Inxhinierisë Kimike “Giulio Natta”, Milano.

Kjo përbërje, falë “zemrës” së saj prej seleni, është e aftë të godasë “gërshërët” molekulare që virusi përdor për t’u shumëzuar.

“Kur virusi infekton strehuesin, ai përdor makinerinë e qelizave të tij për të sintetizuar proteina të reja virale dhe për t’u replikuar. Disa nga këto proteina prodhohen të ngjitura me njëra-tjetrën dhe duhet të priten nga gërshërët molekularë, të quajtur proteaza.

Në rastin e SarsCoV2, hyn në veprim proteina Mpro, e njohur prej kohësh si një nga shenjestrat më të synuara gjatë zhvillimit të ilaçeve të reja.

Përbërja “Eblesen”, e njohur tashmë për aktivitetin e saj kundër disa viruseve të ARN-së, u zbulua të ishte një nga frenuesit më të fuqishëm të Mpro, i zgjedhur nga mbi 10 000 kandidatëve.

Ebselen lidhet me SarsCoV2 dhe retrovirusët e tjerë të rrezikshëm për njerëzit (siç janë virusi HIV dhe hepatiti C) falë selenit.

“Ne kemi identifikuar se atomi i selenit të “Ebselen”-it bashkëvepron fuqimisht me disa grupe që zakonisht ndodhen në proteina përmes lidhjes së kalkogjenit, një ndërveprim që është studiuar për vite në laboratorët tanë, duke penguar replikimin e virusit dhe që përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në luftën kundër COVID-19”, thanë studiuesit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Takim Frost-Barnier për të shpëtuar negociatat postBrexit
Artikulli tjetërKëngëtarja Ana Oxa (Hoxha) zyrtarisht qytetarja më e re e Krujës/ Rama i dorëzon pasaportën shqiptare