Ballina Aktualitet

KQZ, seancë publike për verifikimin e këshilltarit bashkiak, Armand Rama

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi sot seancën publike për verifikimin e funksionarit publik Armand Halit Rama, me funksion këshilltar në këshillin e bashkisë Tiranë.

Sipas njoftimit të KQZ-së, seanca u zhvillua për shqyrtimin e projektvendimit, “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për funksionarin publik, Armand Halit Rama, me funksion këshilltar në këshillin e bashkisë Tiranë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Pas kërkesës së të interesuarit, Armand Rama, Komisioneri Celibashi vendosi shtyrjen e seancës për të martën e ardhshme. /k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVaji i ullirit roja i zemrës, stomakut dhe trurit
Artikulli tjetërRegjimi fiskal për hidrokarburet/ Ekonomi: Shteti merr 16 % të të ardhurave që në fuçinë e parë