BRUKSEL – Michel në karantinë pas vizitës së Macron

BRUKSEL, 17 dhjetor /ATSH-DPA/- Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel është në karantinë, edhe pse kohët e fundit është testuar negativisht për koronavirusin e ri, njofton zëdhënësi i tij, pas lajmit se presidenti francez, Emmanuel Macron kishte dalë pozitiv.

Michel udhëtoi në Paris për një ngjarje të OECD dhe u takua me Macron në Pallatin Elysee të hënën.

“Sidoqoftë, politikani belg është informuar nga autoritetet franceze se ai nuk konsiderohet të jetë një kontakt i ngushtë”, shkroi zëdhënësi, Barend Leyts në Twitter.
Michel doli negativ të martën.

“Sidoqoftë si një masë paraprake presidenti do të shkojë në vet-izolim,” tha Leyts. Michel do të vazhdojë të punojë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.