Ballina Flash

Kur kanë ”ditëlindje” edhe… divanët!

ROMË, 16 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Divan në formën e buzëve, i projektuar nga Gufram në vitin 1970, sapo mbushi 50 vjeç.

Ky divan, mishërimi perfekt i bukurisë abstrakte femërore, me linja të buta dhe mbështjellëse, është ekspozuar në muzetë më të rëndësishëm të botës, përfshirë Luvrin, Muzeun e Artit dhe Shkencës së Zbatuar në Sidnej dhe Muzeun e Dizajnit në Mynih.

Ai e merr frymëzimin nga buzët e Mae West ose më saktësisht nga portreti që Salvador Dalì i bëri asaj në vitin 1935 dhe ka veçantinë e të pasurit dy kënde paksa të ndryshëm, ashtu si buzët e njeriut, dhe për këtë arsye edhe më joshëse./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Numër rekord viktimash nga COVID-19 ditën e parë të lockdown-it të ri
Artikulli tjetërKatër vjet nga ndarja nga jeta e artistit të madh Lazër Filipi