Ballina Bota

IZRAEL – Netanyahu: Jemi në fillimin e fundit të pandemisë

TEL AVIV, 14 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Izraeli është në fillimin e fundit të pandemisë së koronavirusit, deklaroi kryeministri Benyamin Netanyahu duke iu referuar fillimit të fushatës së vaksinimit javën e ardhshme.

“Deri atëherë unë kërkoj nga të gjithë të respektojnë rregullat. Nuk ka asnjë arsye që të ketë më shumë vdekje, tragjedi të tjera dhe sëmundje të rënda”, shtoi ai gjatë vizitës në mjediset ku ruhen vaksinat Pfizer.

Javën e kaluar, kur mbërriti dërgesa e parë e vaksinave, Netanyahu theksoi se ”qëllimi i Izraelit është të vaksinojë 60 000 persona në ditë”./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, 11 mijë e 782 raste aktive me Covid-19
Artikulli tjetërDy vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës