Ballina Bota

COVID-19 – Landet gjermane kërkojnë lockdown kombëtar për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri

BERLIN, 11 dhjetor /ATSH-DPA/ – Zyrtarët në Nordrhein-Westfalen, shteti më i populluar i Gjermanisë, thuhet se po bëjnë presion për një bllokadë kombëtare që duhet të hyjë në fuqi para Krishtlindjeve dhe të mbetet në fuqi deri në Vitin e Ri.

Akademia Kombëtare e Shkencave, ka bërë thirrje për një “bllokim të detyruar” midis 24 dhjetorit dhe 10 janarit, kur infeksionet e koronavirusit rriten dhe kapaciteti spitalor zvogëlohet.

Kjo do të rezultojë në zvogëlimin e jetës publike dhe mbylljen e dyqaneve jothelbësore.

Kryeministri i Nordrhein-Westfalen Armin Laschet, i cili është i lidhur ngushtë me kancelaren Angela Merkel, po bën presion që masat e propozuara të hyjnë në fuqi edhe më herët, sipas burimeve në kryeqytetin e shtetit Dusseldorf.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAkademia e Shkencave, marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës dhe Universitetin Politeknik
Artikulli tjetërDenaj takon ambasadoren e re franceze/ Shqipëria paraqet një mundësi shumë të mirë për kompanitë franceze