Ballina Bota

BRUKSEL – KE: Rinovojmë sanksionet kundër Rusisë

BRUKSEL, 11 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Në Këshillin Europian, udhëheqësit ranë dakord mbi përfundimet e shqyrtuara nga BE-SHBA dhe për rinovimin e sanksioneve kundër Rusisë, deklaroi zëdhënësi i presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel në Twitter.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE vendosën të zgjasin sanksionet kundër Moskës deri më 31 korrik 2021.

Masat u futën në vitin 2014 në përgjigje të aneksimit nga Rusia të gadishullit të Krimesë, pjesë e Ukrainës./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOrganizuan manifestim të paligjshëm dhe shkatërruan pronën/ Policia e Lezhës procedon penalisht 15 shtetas
Artikulli tjetërTakimi vjetor i Komitetit të Stabilizim-Asociimit me KE-në/ Ministrja Gjonaj raporton mbi progresin në Reformën në Drejtësi