TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehu sot mirënjohjen për sipërmarrjet shqiptare që vijojnë të përballojnë vështirësitë e krijuara nga pandemia, ndërsa theksoi se “qeveria shqiptare ka mbështetur biznesin për tejkalimin e kësaj situate”.
Balla ishte në një kompani në Elbasan, e cila prodhon dezinfektantë dhe detergjentë të certifikuar nga BE.
Kompania eksporton në shtete si Kanada, Gjermani, Itali, Kosovë.
“Me punën që bëni ju këtu në kushtet e pandemisë që duhen sa më shumë dezinfektantë është një gjë shumë e mirë, por fakti se nga këtu prodhohet edhe për Gjermani dhe Kanada është një gjë e paimagjinueshme”, shprehet Balla.
Ai theksoi se “pandemia ka përshtatur një pjesë të kompanive që të spostojnë prodhimin e tyre”.
“E rëndësishme është që kemi prodhim vendas për të përballuar nevojat që ka tregu. Ajo që më vjen mirë është që në Elbasan po zhvillohen dita-ditës shumë linja prodhimi në shumë sektorë të ndryshëm. Ajo që më vjen mirë është që për sipërmarrësit marr vlerësime pozitive nga zyrat e shtetit që kanë marrëdhënie me ju”, tha ai./m.m//a.a/r.e/












