Ballina Flash

FUTBOLL – Vdes Papa Bouba Diop legjenda e Senegalit

DAKAR, 30 dhjetor /ATSH-AA/ – Ish-futbollisti senegalez, Papa Bouba Diop, vdiq dje në moshën 42-vjeçare.

“FIFA është e pikëlluar kur mësoi për vdekjen e legjendës së Senegalit, Papa Bouba Diop. Njëherë hero i Kupës së Botës, gjithmonë hero i Kupës së Botës”, shkroi FIFA në Twitter.

Thuhet se ish-mesfushori mbrojtës do të mbahet mend për shënimin e golit të parë të Kupës Botërore FIFA 2002 që u mbajt në Korenë e Jugut dhe Japoni.

“RIP, Papa Bouba Diop”, shtoi FIFA.

Diop shënoi golin e fitores për vendin e tij Senegal në ndeshjen e Grupit A të Kupës së Botës 2002 kundër Francës në Seul, teksa Senegali shënoi fitoren 1-0.

Ai shënoi 11 gola në 62 ndeshje për Senegalin.

Diop po ashtu luajti për ”Lens”-in e Francës, klubet angleze ”Fulham”, ”Portsmouth” dhe ”West Ham United” dhe ekipin grek AEK.

Ai fitoi Kupën FA të Anglisë 2008 me ”Portsmouth”.

Diop e la futbollin në vitin 2013./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMasat antiCOVID/ Kur të ktheni kokën pas, do të jeni krenarë që me veprimet tuaja keni shpëtuar qoftë dhe një jetë
Artikulli tjetërBerat, kthim në identitet për afreskun e kishës së Shën Triadhës