TURQI – Dënime të ashpra për anëtarët e FETO-s për çështjen Akinçi

ANKARA, 26 nëntor /ATSH-AA/ – Gjykata turke në gjykimin lidhur me veprimet në bazën Akinçi e cila u përdor si qendër komanduese gjatë përpjekjes për grusht shteti nga organizata terroriste FETO, shpalli vendimin e dënimit me nga 79 burgime të përjetshme për katër drejtuesit civilë të organizatës.

Gjykata e Krimeve të Rënda Nr. 4 në Ankara shpalli dënimet për gjykimin i cili zhvillohet në kompleksin e institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale dhe burgun Sincan.

Kreu i trupit gjykues Selfet Giray njoftoi se të ashtuquajturit “drejtues civilë” të organizatës në fjalë, Kemal Batmaz, Hakan Çiçek, Harun Binish dhe Nurettin Oruç të cilët janë përcaktuar se kanë qenë të pranishëm në bazën Akinçi natën e përpjekjes për grusht shteti u dënuan me nga 79 burgime të përjetshme të ashpra me akuzat për përpjekje të eliminimit të rendit kushtetues, atentat ndaj presidentit dhe vrasje me paramendim.

Për të zbatuar planin e grushtit të shtetit që u paraqit pas disa muajve përgatitje nga udhëzimi i kreut të organizatës Fetullah Gulen, drejtuesit civilë Adil Oksuz, Kemal Batmaz, Hakan Çiçek, Nurettin Oruç dhe Harun Binish në bazën Akinçi drejtuan më 15 korrik 2016 përpjekjen për grusht shteti me ushtarët anëtarë të organizatës./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.