Ballina Flash

Tajvani fillon prodhimin e nëndetëseve

TAJPEI, 24 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidentja tajvaneze Tsai Ing-wen përuroi fillimin e prodhimit të nëndetëses së parë ”Made in Taiwan”.

Në një ceremoni në qytetin jugor të Kaohsiung, Tsai theksoi se ”fillimi i prodhimit tregon vendosmërinë e qeverisë për të forcuar autonominë mbrojtëse të ishullit të vetëqeverisur”.

“Ne gjithashtu do ta lejojmë botën të shohë vullnetin e fortë të Tajvanit për të mbrojtur sovranitetin tonë”, theksoi Tsai.

Nëndetësja e parë e ndërtuar në Tajvan kushton 1,75 miliardë dollarë.

Tsai theksoi se nëndetëset janë pajisje thelbësore mbrojtëse për marinën e Tajvanit për të zhvilluar aftësitë e saj të luftës asimetrike, në një përpjekje për të frikësuar dhe parandaluar anijet luftarake të armikut që të rrethojnë ishullin.

Tajvani përballet me një kërcënim në rritje ushtarak nga Kina. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Punime me ritme të larta në kantierin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare në Petrelë, një nga 14 shkollat e reja të Tiranës
Artikulli tjetërZgjedhjet e 25 prillit/ Kryemadhi: Fronti opozitar kompakt