Zgjedhjet e 25 prillit/ Kryemadhi: Fronti opozitar kompakt

TIRANË, 24 nëntor /ATSH – I. Vata/ “Kampi opozitar është kompakt në zgjedhjet e 25 prillit”, deklaroi sot kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një komunikim me gazetarët, ndërsa theksoi se “pas konventës së 5 dhjetorit do vendosim për ecurinë e koalicioneve”.

Kryemadhi tha se Konventa e 5 dhjetorit do jetë e qartë jo vetëm përsa i përket anës programore dhe anës së LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit, por dhe cili do të jetë angazhimi i drejtpërdrejtë i LSI-së.

“Ajo që është e qartë se pas konventës së 5 dhjetorit me ndryshimet statusore LSI është e detyruar të hyjë në një proces tjetër të vendimmarrjes që ka të bëjë jo vetëm me procesin organizativ, por me hapat që do shkojnë drejt strukturimit të vendimmarrjes politike dhe organizative për sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit. Për një gjë të jeni të bindur, fronti opozitar është kompakt për këtë gjë. Të gjitha taktikat elektorale që po mundohen të përdoren nga rilindja nuk është se kanë çedim në qëndrimet politike qoftë të LSI-së, qoftë PD-së dhe apo partive të tjera politike”, tha ajo.

Kryemadhi shtoi se sot është e rëndësishme më shumë se kurrë që e gjithë struktura e opozitës të jetë pranë qytetarëve të saj. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.