FUTBOLL – Milan mposht Napolin 3-1

MILANO, 23 nëntor /ATSH-AA/ – Milan ka mposhtur Napolin me rezultatin 3-1 në stadiumin ”San Paolo” të Napolit të dielën vonë në Serie A të Italisë.

Zlatan Ibrahimoviç shënoi golin e parë në minutën e 20-të dhe pjesa e parë përfundoi 1-0.

Ylli suedez dyfishoi epërsinë në minutën e 55-të, por tetë minuta më vonë, Dries Mertens i Napolit shënoi për të ngushtuar epërsinë.

Mesfushori francez i klubit të Napolit, Tiemoue Bakayoko, mori karton të kuq për një ndërhyrje në kundërshtarin e tij në minutën e 65-të.

Sulmuesi norvegjez Jens Petter Hauge çoi rezultatin në 3-1 me një gol në kohën shtesë.

Milani ka shtuar pikët në 20 dhe mbetet lider në Serie A.

Napoli aktualisht është në vendin e gjashtë me 14 pikë.

Ndërkohë, në një ndeshje tjetër të kampionatit, Sassuolo mposhti Hellas Verona-n me rezultatin 2-0 dhe tani renditet në vendin e dytë me 18 pikë.

Rezultatet në Serie A:

Crotone – Lazio: 0-2

Spezia – Atalanta: 0-0

Juventus – Cagliari: 2-0

Fiorentina – Benevento: 0-1

Inter Milan – Torino: 4-2

Roma – Parma: 3-0

Sampdoria – Bologna: 1-2

Hellas Verona – Sassuolo: 0-2

Udinese – Genoa: 1-0

Napoli – Milan: 1-3     /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.