Ballina Bota

TURQI – Erdogan dhe Selman diskutojnë për përmirësimin e marrëdhënieve turko-saudite

ANKARA, 21 nëntor /ATSH-AA-DPA/ – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe mbreti saudit, Selman Bin Adulaziz zhvilluan një bisedë telefonike ku diskutuan marrëdhëniet midis vendeve.

Në një komunikatë të Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Turqisë thuhet se Erdogan dhe Selman ranë dakord për përmirësimin e marrëdhënieve dhe për mbajtjen hapur të një dritareje dialogu për të zgjidhur çështjet mes dy vendeve.

Ata gjithashtu diskutuan rreth Samitit të liderëve të grupit G20, i cili aktualisht kryesohet nga Arabia Saudite.

Ankaraja dhe Riadi kanë qenë në mosmarrëveshje për një numër çështjesh, përfshirë politikat në konfliktet libiane dhe siriane.

Vrasja e vitit 2018 e gazetarit disident saudit, Jamal Khashoggi brenda konsullatës saudite në Stamboll i ndezi më tej tensionet.

Zyrtarët turq pretendojnë se Khashoggi u vra nga një komando saudite.

Një gjyq rifillon më 24 nëntor në Turqi kundër zyrtarëve kryesorë sauditë, përfshirë ata që janë pranë Princit të Kurorës, Mohammed bin Selman./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita Kombëtare e Luftës kundër Bullizmit/ Kushi: Sfidat e tua në shkollë janë sfidat në punën time
Artikulli tjetërCOVID-19/ Rregullat e përditësuara të kalimit në pikat kufitare me Malin e Zi, Policia këshillon qytetarët