KINE- Xi Jinping: Emetime zero deri në vitin 2060

PEKIN, 19 nëntor /ATSH-ANSA/- Kina do të respektojë angazhimin e saj për të arritur objektivin e emetimeve zero deri në vitin 2060, deklaroi presidenti kinez Xi Jinping në Pekin duke adresuar samitin e 12-të të vendeve të BRICS përmes lidhjes video.

“Ngrohja globale nuk do të ndalet për shkak të COVID-19. Për t’iu kundërvënë ndryshimit të klimës, ne kurrë nuk duhet të vonojmë përpjekjet tona”, theksoi Xi, duke nënvizuar se Kina është e gatshme të përmbushë përgjegjësitë e saj ndërkombëtare në proporcion me nivelin e saj të zhvillimit dhe të vazhdojë përpjekjet në rritje për t’iu përgjigjur ndryshimit të klimës.

”Kina do të shtojë përpjekjet e saj brenda vendit dhe do të planifikojë të arrijë kulmin në emetimet e dioksidit të karbonit në 2030 dhe më pas të arrijë neutralitetin e karbonit deri në 2060″, shtoi ai.

“Ju mund të mbështeteni te Kina për të ruajtur gjurmën e saj të karbonit, premtim ”, përfundoi ai./ os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.