Ballina Bota

LONDËR – Jeremy Corbyn ripranohet në parti

LONDËR, 18 nëntor /ATSH-ANSA/- Komiteti Ekzekutiv Kombëtar i Laburistëve Britanike (NEC) ka ripranuar në radhët e partisë ish udhëheqësin dhe referencën e të majtës Jeremy Corbyn, i pezulluar në javët e fundit.

Corbin, 71 vjeç me 54 vite aktive në Partinë Laburiste, ishte përjashtuar përkohësisht pasi kritikoi verdiktin e Komisionit Kombëtar për të Drejtat e Njeriut duke dënuar përgjigjen e pamjaftueshme të laburistëve kundër diskriminimit dhe abuzimit të denoncuar nga militantët hebrenj në dy vitet e para të vetë udhëheqjes korbinase.

Sidoqoftë, këtë mëngjes Jeremy kishte bërë publike një deklaratë të paraqitur para organeve të partisë dhe pasardhësit të tij, Keir Starmer, në të cilën ai tërhoqi të paktën një pjesë të atyre kritikave.  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBraçe: Nuk ju shpëton Basha, as dordomuzët e tij publik, ju shpëtojnë mjekët
Artikulli tjetërEdvin Murati, mesazh për Kombëtaren para ndeshjes me Bjellorusisë: Luani me zemër