PEKIN, 13 nëntor /ATSH-AA/ – Kina lëshoi satelitin e komunikimit celular të gjeneratës së re ”Tiantong-1”.
Sateliti, me anë të raketës ”Long March-3B”, është lëshuar nga Qendra e Lëshimeve të Satelitëve në perëndim të vendit.
Kina synon të sigurojë një infrastrukturë të besueshme të komunikimit celular që mund të funksionojë në të gjitha kushtet e motit.
Me shërbimin e rrjeteve celulare përveç Kinës dhe vendeve të tjera përreth synohet të përfshihen edhe Mesdheu Lindor, Afrika, Paqësori dhe vendet që lagen nga Oqeani Indian./ /ec/




















