ROMË, 13 nëntor /ATSH-DPA/ – Raporti i sotëm tregon se kurba e koronavirusit në Itali ka filluar të rrafshohet, deklaroi kryeministri Giuseppe Conte në një prononcim për mediat.
Ministria e Shëndetësisë do të duhej të lëshonte një përditësim të përjavshëm mbi trendet e pandemisë, duke përfshirë një vlerësim të vlerës së riprodhimit (R), një tregues kryesor që ndjek shkallën e përhapjes së virusit.
“Kam besim se sot vlera e R kombëtare do të ketë rënë nga vlera 1.7 e regjistruar në dy javët e fundit”, theksoi Conte.
“Kjo do të nënkuptojë se masat që kemi miratuar kanë filluar të kenë një efekt. Nëse është kështu, do të ishte inkurajuese’’, shtoi kryeministri.
Deri dje ishte e paqartë nëse vala e dytë e virusit në Itali ishte nën kontroll.
Që nga e marta, numri i infeksioneve ditore është luhatur midis 33 000 dhe 38 000 rasteve.
Javën e kaluar, qeveria e ndau vendin në tre zona: të kuqe, portokalli dhe të verdhë, me nivele të ndryshme kufizimesh bazuar në nivelet e rrezikut të virusit. /os/























