Ballina Bota

GJERMANI – Siebert: Situata e Covid-19 në shkolla brenda parametrave

BERLIN, 13 nëntor /ATSH-DPA/ – Në shkollat gjermane po regjistrohen përqindje të ulëta të infeksioneve, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert duke iu përgjigjur një pyetje mbi polemikat e ditëve të fundit mbi procesin mësimor dhe ndikimin e tyre në përhapjen e Covid-19.

Seibert kujtoi se prioriteti i qeverisë është që të mbahen shkollat ​​e hapura sa më shumë që të jetë e mundur, duke besuar se mësimet dixhitale, duke u zhvilluar në territorin federal, nuk mund të zëvendësojnë ato fizike.

Siebert theksoi “vlerën e lartë të arsimit” e cila gjithashtu po përballet me emergjencën pandemike, dhe sipas tij u takon landeve të marrin masat  për zbatimin e masave higjenike.

Nga 11 milionë persona në sistemin shkollor, janë aktualisht në karantinë 800 000 mësues, 300 000 nxënës dhe 30 000 profesorë./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSERBI – Përkeqësohet situata në spitalet Covid-19
Artikulli tjetërNAPOLI – SOS i farmacistëve: Njerëz të dëshpëruar nga mungesa e oksigjenit