Ballina Flash

Emblema ujore e Gjenevës ”thahet” për Covid-19

GJENEVË, 11 nëntor /ATSH-AFP/ – Shatërvani i njohur i Gjenevës, uji i të cilit arrin deri në 140 metra lartësi, në brigjet e liqenit, nuk do të ”rindizet” për të shënuar kështu valën e dytë të pandemisë që po godet rëndë vendin.

Shatërvani, që është ndërprerë aktualisht për punime vjetore mirëmbajtjeje, duhet të rifillonte më 12 nëntor, por këshilli i shtetit të kantonit të Gjenevës ka vendosur ndryshe.

“Duke parë situatën shëndetësore aktuale në  Zvicër dhe në Gjenevë lidhur me pandeminë e COVID-19, Këshilli i Shtetit ka vendosur ta lërë emblemën e Gjenevës përkohësisht jashtë funksionit përballë kësaj vale të dytë”, nënvizoi në një komunikatë qeveria e kantonit.

Kjo është ndërprerja e dytë e shatërvanit kërkuar nga autoritetet e Gjenevës këtë vit në lidhje me pandeminë e COVID-19.

E para ka zgajtur 83 ditë gjatë periudhës së kufizimit në pranverë.

Gjeneva po përdor një këndvështrim të kundërt me shumë autoritete në botë që zakonisht zgjedhin të ngrenë monumentet e tyre ose vendet e dukshme si një simbol të rezistencës përballë fatkeqësive duke i bërë ato më të dukshme.

Shatërvani, i aktivizuar manualisht, funksionon në kohë normale çdo ditë që prej 1981 përveç rasteve të erërave apo të ftohtit dhe tashmë me rastin e pandemisë.

Shatërvani është një mrekulli e vogël inxhinierike.

Shpejtësia e daljes së ujit është 200 kilometra në orë dhe një gjysmë metër kub ujë është projektuar për sekondë në lartësinë prej 140 metrash, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Gjeneva./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Rifillojnë negociatat për buxhetin e BE-së, një marrëveshje shumë pranë
Artikulli tjetërSpiropali-opozitës: Me Covid, pa Covid jeni gjithë kohën të maskuar, pushtetin që doni ta merrni në tavolinë e keni qëllim për punë të liga