LONDËR, 9 nëntor /ATSH-ANSA/ – Nigel Farage i partisë ”Brexit” zhvilloi një protestë të vogël kundër bllokimit në Londër, me rastin e përkujtimeve për Ushtarin e Panjohur, raportoi ”The Guardian”.
Rreth 20 vetë morën pjesë në protestë, duke përfshirë Richard Tice, president i partisë së re që u riemërua partia ”Reform Uk”.
Turma e vogël, e mbledhur pranë ”Hyde Park”, tërhoqi kuriozitetin e kalimtarëve dhe njerëzve që luanin sporte në park, të cilët ndaluan për të parë.
Tice shpjegoi se demonstrata ishte “një demonstrim respekti në përputhje me rregullat e qeverisë” dhe tha se ai “ishte i inkurajuar të shihte të gjithë ata njerëz të pranishëm”. /os/























