ANKARA, 8 nëntor /ATSH-AA/ – Obeziteti ndikon negativisht në rrjedhën e virusit, edhe pse mund të ketë gjithashtu ndikime mbrojtëse, sipas një studimi turk.
Personat të cilët infektohen nga COVID-19 dhe janë gjithashtu mbipeshë shpesh vuajnë rezultate më të këqija se të tjerët, edhee pse mbipesha duket se ka disa efekte mbrojtëse.
“Një meta-analizë e 19 studimeve tregoi se tek individët me mbipeshë, nevoja për shtrim në spital, kujdes intensiv dhe lidhja me një ventilator u rrit deri në 80% për shkak të COVID-19″, tha dr. Okan Bulent Yildiz, një endokrinolog në Shkollën e Mjekësisë, Universiteti Hacettepe, Ankara.
“Por mënjanë efektet negative, meta-analiza zbuloi gjithashtu se mbipesha nuk rrit rrezikun e vdekjes te pacientët COVID-19 në kujdesin intensiv. Madje, mbipesha e lehtë deri e moderuar mund të ketë një efekt mbrojtës në kujdesin intensive”, shtoi mjeku hulumtues.
“Kjo gjendje quhet paradoks i mbipeshes”, vazhdon më tej Yildiz.
Yildiz vuri në dukje se koha e qëndrimit në shtëpi gjatë periudhës pandemike, ulja e aktivitetit fizik, modelet alteruara të gjumit dhe stresi i lartë, e bëjnë kontrollin e peshës të vështirë për njerëzit me mbipeshë, ndaj theksoi rëndësinë e aktivitetit fizik ditor gjatë pandemisë./ /ervo/





















