TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, uroi sot fitoren e Joe Biden dhe Kamala Harris, në krye të SHBA-ve.
Cakaj shprehu përkushtimin edhe për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve, si dhe për të shtuar angazhimet e përbashkëta ndërkombëtare.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati më i vlefshëm, partneri më strategjik e vlera më frymëzuese për Shqipërinë dhe shqiptarët! Duke shprehur urimet më të larta për fitoren e Joe Biden e Kamala Harris, ne shprehim përkushtimin tonë për të thelluar bashkëpunimin dypalësh, shtuar angazhimet e përbashkëta ndërkombëtare dhe forcuar edhe më shumë marrëdhënien transatlantike! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, tha Cakaj./m.m//a.a/






















