Ballina Bota

SHBA 2020 – Biden: Do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve

WILMINGTON, 7 nëntor /ATSH-AFP/ – Demokrati, Joe Biden, i shpallur fitues i zgjedhjeve në SHBA nga shumica e mediave amerikane, premtoi sot se do të jetë presidenti i të gjithë amerikanëve.

“Jam i nderuar dhe i përulur nga besimi që amerikanët më dhanë mua dhe zëvendëspresidentes së zgjedhur Kamala Harris”, theksoi Joe Biden në një komunikatë.

“Me përfundimin e fushatës, është koha të lëmë pas inatin dhe retorikën e zjarrtë dhe të bashkohemi si komb”, shtoi ai.

Joe Biden fitoi garën për Shtëpinë e Bardhë përballë Donald Trump, një fitore që shënon një kthesë historike për Amerikën dhe botën, pas katër viteve shkëputjeje nën presidencën e republikanit, sipas Associated Press, ABC, CNN dhe media të tjera amerikane.

Pas katër ditësh kandidati demokrat dhe ish-zëvendëspresidenti i Barack Obama u shpall fitues me të paktën 273 vota elektorale, falë një suksesi në shtetin kryesor të Pensilvanisë, sipas medieve kryesore amerikane ”New York Times”.

Ai do të bëhet presidenti i 46-të i SHBA-së./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakARKEOLOGJI – Zbulohet “Zonja e Bietikow” 5 000 vjeçare
Artikulli tjetërVeliaj: “Sami Frashëri” gjoba e radhës e PD-së, Tabaku nënkryetare e Bashkisë së Lulit është harruar se s’bëri asnjë punë