Ballina Bota

”Toyota” dyfishon parashikimet e saj të fitimit

TOKIO, 6 nëntor /ATSH-DPA/ – ”Toyota Motor” dyfishoi fitimin e saj operativ të parashikimit në 1.3 trilionë jen (12.6 miliardë dollarë) për vitin aktual financiar.

Prodhuesi më i madh japonez gjithashtu pret fitim neto për vitin 2021 që do të dyfishohet pothuajse në 1.42 trilionë jen nga rreth 730 miliardë jen në gusht, ndërsa shitjet parashikoheshin në 26 trilionë jen nga 24 trilionë jen.

”Shitjet globale të automjeteve për periudhën korrik deri në shtator u rritën 66% në 1.93 milion njësi nga 1.16 milion njësi në tremujorin e mëparshëm”, deklaroi kompania ”Toyota”.

Prodhuesi i automjeteve luksoze hibride ”Prius” dhe ”Lexus” raportuan fitim operativ prej 506.1 miliardë jen për tremujorin e tretë, rënie 23.2% nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ndërsa shitjet ranë nga 11.3% në 6.8 trilionë jen. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Niveli i detit copëton… ishullin!
Artikulli tjetërSLLOVAKI – Parlamenti miraton ligj të ashpër kundër plagjiaturës