Ballina Flash

Pheniani ndalon pirja e duhanit në vendet publike, përveç Kim!

PHENIAN, 5 nëntor /ATSH-DPA/ – Asambleja Supreme e Popullit e Koresë së Veriut ka vendosur të zbatojë një ndalim të pirjes së duhanit në shumë vende publike, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, KCNA.

”Në takimin e saj, asambleja diskutoi rreth domosdoshmërisë së sigurimit të mjediseve më të shëndetshme dhe më higjienike të jetesës”, tha KNCA.

”Ligji thotë se pirja e duhanit është e ndaluar në transportin publik dhe në vende të veçanta, të tilla si qendrat e arsimit politik dhe ideologjik, institucione të tjera arsimore, teatro dhe kinema, dhe qendrat mjekësore publike”, theksoi KCNA.

Por, udhëheqësi i vetëm i shtetit Kim Jong Un është fotografuar duke pirë cigare në ambiente publike./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdërron jetë Remzi Përnaska, gjuhëtari i shquar, mësuesi e pedagogu i përkushtuar i shqipes
Artikulli tjetërBRUKSEL – KE: Ekonomia e eurozonës vështirë të rimëkëmbet para 2022