BRUKSEL – KE: Ekonomia e eurozonës vështirë të rimëkëmbet para 2022

BRUKSEL, 5 nëntor /ATSH-AFP/ – Aktiviteti në zonën euro nuk do të rikthehet në nivelin para pandemisë para të paktën vitit 2022, apo dhe 2023, theksoi sot Komisioni Europian në parashikimet e fundit ekonomike.

Ai parashikon për momentin se ekonomia do të rikthehet me vështirësi në nivelin para pandemisë në 2022, por nënvizon se shkalla e lartë e pasigurisë, e cila ende peshon mbi ekonominë paraqet “rreziqe të përkeqësimit të perspektivave të saj”./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.