Ballina Flash

Princi William i prekur nga COVID-19

LONDËR, 2 nëntor /ATSH-AFP/ – Princi William, i dyti në rendin pasardhës për kurorën britanike, ka qenë i infektuar me COVID-19 në muajin prill dhe ka pasur vështirësi respiratore, zbuloi sot “The Sun”.

Sipas tabloidit, princi 38-vjeçar, nuk kishte dëshiruar të fliste për kontaminimin e tij sepse kishte pasur gjëra më të rëndësishme që po ndodhnin dhe ai nuk dëshironte të shqetësonte njeri.

Konform këshillave të qeverisë, William ishte izoluar në shtëpinë e tij familjare të Anmer Hamm, në Norfolk, në lindje të Anglisë, por kishte vazhduar të kryente angazhimet e tij me telefon apo video-konferencë.

Pallati Kensington nuk pranoi të komentonte mbi këtë informacion.

Asnjë shpjegim nuk është dhënë se pse familja mbretërore nuk e ka bërë publike këtë kontaminim, ndryshe nga ai i Princit Charles, djali i Mbretëreshës Elizabeth dhe trashëgimtar i kurorës, i njoftuar më 25 Mars nga shërbimet e tij.

Princi i Uellsit, që vuante nga “simptoma të lehta”, u izolua më pas për shtatë ditë në rezidencën e tij në Skoci me gruan e tij Camilla, kishte theksuar Clarence House në një deklaratë dhe kishte vazhduar të punonte në telefon si zakonisht.

“Por djali i tij William ishte prekur shumë rëndë nga virusi”, sipas “The Sun”.

“Me të vërtetë ai u prek rëndë”, i tha një burim anonim gazetës, duke shtuar se në një moment ai kishte pasur probleme me frymëmarrjen, kështu që të gjithë rreth tij ishin dukshëm mjaft të trembur.

Britania e Madhe, vendi më i prekur nga pandemia në Europë, me 46 555 të vdekur, është godituar tashmë nga vala e dytë e epidemisë.

Anglia po përgatitet të hyjë në një kufizim tjerë, ashtu si në rastin e Uellsit./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – WSJ: Spitalet e Kalifornisë refuzojnë pacientët me Covid-19 për arsye financiare
Artikulli tjetërFluturim 100 000 dollarësh për të sjellë në shtëpi… qentë dhe macet!