Ballina Flash

”Huawei” humb kurorën e prodhuesit të parë botëror

PEKIN, 1 nëntor /ATSH-AFP/ – Kompania kineze e celularëve ”Huawei” humbi në tremujorin e tretë titullin e shitësit të parë botëror të smartfonëve, ndërkohë që bashkëpatriotja e saj  ”Xiaomi” u ngjit në vendin e tretë, sipas zyrës së studimeve ”Canalys”.

Prekur nga sanksionet amerikane, ”Huawei” ka shitur në tremujorin e tretë 51,7 milionë telefona (-23% në një vit).

Në të njëjtën kohë, rivali i saj koreano-jugor ”Samsung” shiti 80,2 milionë aparate  (+2% në një vit) dhe u bë përsëri prodhuesi i parë botëror, sipas studimeve të ”Canalys”.

”Huawei” është akuzuar nga administrata e presidentit të SHBA, Donald Trump, se spiunon në favor të Pekinit, gjë që grupi e mohon.

”Huawei” u rendit në listën e zezë vitin e kaluar për të parandaluar atë nga blerja e teknologjive thelbësore amerikane për telefonat e saj./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha i akuzoi si fasadë/Rama publikon jetëshkrimet e anëtarëve të Komitetit Teknik që përcaktojnë strategjinë e gjurmimit të COVID-19
Artikulli tjetërCOVID 19/ Basha: Kemi testimet më të ulëta në Europë